Çfarë është NATO?
Zgjidhni një temë dhe zbuloni NATO-n
1 Vendet anëtare
Anëtarë të NATO-s
Aktorët më të rëndësishëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut janë vetë vendet anëtare.
Aktualisht janë 32 anëtarë
Renditja sipas alfabetit ose Renditja sipas datës
- Belgjika (1949)
- Bullgaria (2004)
- ÇEKIA (1999)
- Danimarka (1949)
- Estonia (2004)
- FINLANDA (2023)
- Franca (1949)
- Gjermania (1955)
- Greqia (1952)
- Holanda (1949)
- Hungaria (1999)
- Islanda (1949)
- Italia (1949)
- Kanada (1949)
- Kroacia (2009)
- Letonia (2004)
- Lituania (2004)
- Luksemburgu (1949)
- Mali i Zi (2017)
- Maqedonia e Veriut (2020)
- Mbretëria e Bashkuar (1949)
- Norvegjia (1949)
- Polonia (1999)
- Portugalia (1949)
- Rumania (2004)
- Sllovakia (2004)
- Sllovenia (2004)
- Spanja (1982)
- SUEDIA (2024)
- Shqipëria (2009)
- Shtetet e Bashkuara (1949)
- Turqia (1952)
Zgjerimi i NATO-s
Anëtarësimi në NATO është i hapur për "çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të respektojë parimet e këtij Traktati dhe që kontribuon në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut".
2 Pikat themelore
3 Aktivitetet
4 Ngjarjet kyçe
1995
NATO-ja u angazhua në operacionin e saj të parë të madh të
administrimit të krizës në
Bosnjë dhe Hercegovinë
2001
Sulme terroriste në shkallë të gjerë në Nju Jork dhe Uashington D.C.
NATO-ja i referohet nenit 5 për herë të parë dhe adopton një qasje më të gjerë për sigurinë.
2003
NATO-ja merr përsipër komandimin e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë – ISAF – në Afganistan
5 Strukturat e punës
Vendet anëtare
Grupi i Planifikimit Bërthamor
Këshilli i Atlantikut të Veriut
Komitetet vartëse
Sekretari i përgjithshëm
Personeli ndërkombëtar
Komiteti Ushtarak
Personeli ndërkombëtar ushtarak
Operacionet
e Komandës aleate
Transformimi
i Komandës
aleate
Struktura e Komandës së Integruar Ushtarake
-
Delegacionet e NATO-s
Secili vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë qendrore politike të NATO-s në Bruksel. Secili delegacion drejtohet nga një "ambasador", i cili përfaqëson qeverinë e tij në procesin e konsultimit dhe vendimmarrjes së Aleancës.
Mbylleni
-
Grupi i Planifikimit Bërthamor
Grupi i Planifikimit Bërthamor ka të njëjtin autoritet si Këshilli i Atlantikut të Veriut në lidhje me çështjet e politikës bërthamore.
Mbylleni
-
NAC-u: në zemër të NATO-s
Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC / KAV) është organi kryesor vendimmarrës në NATO. Çdo vend anëtar ka një vend në NAC.
Ai mblidhet të paktën një herë në javë ose sa herë që lind nevoja, në nivele të ndryshme. Ai kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i cili i ndihmon anëtarët të arrijnë marrëveshje për çështjet kyçe.Mbylleni
-
Komitetet vartëse
NATO ka një rrjet të komisioneve që merren me të gjitha subjektet në rendin e saj të ditës, nga çështjet politike në çështje më shumë teknike. Ata sjellin rregullisht përfaqësues kombëtarë dhe ekspertë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Mbylleni
-
Agjencitë e NATO-s
Agjencitë e NATO-s dhe organizatat luajnë një rol jetësor në prokurimin dhe mbështetjen e aftësive në mënyrë kolektive. Ata janë të specializuara në fushat teknike që plotësojnë dhe formojnë një pjesë integrale të rendit të ditës së NATO-s: prokurim, mbështetje, komunikim dhe informim.
Mbylleni
-
Sekretari i përgjithshëm
Sekretari i përgjithshëm është shërbyesi civil më i lartë ndërkombëtar i Aleancës. Ai është përgjegjës për drejtimin e procesit të konsultimit dhe vendimmarrjes brenda Aleancës dhe sigurohet për zbatimin e vendimeve. Sekretari i Përgjithshëm është gjithashtu zëdhënës kryesor i NATO-s dhe kryeson Personelin ndërkombëtar të organizatës, i cili ofron këshilla, udhëzime dhe mbështetje administrative për delegacionet kombëtare të NATO-s e të Selisë qendrore të NATO-s.
Mbylleni
-
Organizimi ushtarak dhe struktura
Kur zbatimi i vendimeve politike ka implikime ushtarake, aktorët kryesorë të përfshirë janë: Komiteti Ushtarak, i përbërë nga Shefat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s; Personeli Ushtarak Ndërkombëtar, organi ekzekutiv i Komitetit Ushtarak; dhe struktura e komandës ushtarake, e përbërë nga Operacionet e Komandës aleate dhe Transformimi i Komandës aleate.
NATO ka shumë pak forca të përhershme të vetat. Kur Këshilli i Atlantikut të Veriut vendos të nisë një operacion, anëtarët japin kontributin e tyre me forca ushtarake mbi baza vullnetare. Këto forca pastaj kthehen në vendet e tyre pasi të përfundojë misioni.
Mbylleni